Ligjet

 

Ligjet me interes per burgun

 

Mbrojtja e paguar nga shteti (mbrojtja gratis)

 

Nese eshte qytetar italian ose qytetar i huaj qe ka nje dokument qe provon identitetin e tij mund te lejohet mbrojtja e paguar nga shteti. Keshtu qe nuk e paguan avokatin mbrojtes, shpenzimin e procesit, konsulentet teknik dhe hetuesit.

Qe te kesh pagimin nga shteti duhet te kesh nje te ardhur jo me shume se 9.296 Euro ne vit, e ardhur qe ekziston ne deklaraten e fundit te te ardhurave.

Ky kufi shtohet ne 1.032 Euro per cdo person bashkejetues, ne rast se 5rezulton i tille me familjaret e tu. Jane te perjashtuarnga mbrojtja gratis te pandehurit dhe te denuarit qe kane konsumuar vepren penale te evazionit fiskal. Per te pasur pagesen nga shteti duhet te besh kerkesen nepermjet drejtorit te burgut i cili verteton firmen tende dhe ia dergon gjykatesit kompetent.

Kerkesa duhet te permbaje:

 

Gjeneralitetet e kerkuesit, si dhe e te gjithe pjesetareve te familjes se tij

Kodin fiskal te te gjitheve

Vertetimin ku te tregoje gjendjen e te ardhurave dhe te shpjegoje gjendjen e te ardhurave te pjestareve te familjes.

 

I interesuari duhet te komunikoje brenda 30 diteve te fundit te skadences se nje viti nga momenti qe ka bere kerkesen deri sa procesi sĺ ka kaluar perfundimisht.

 

Kerkuesi i huaj duhet te bashkengjise vertetimin e te ardhurave qe ka perfituar nga puna jashte vendit te tij si dhe nje vertetim te shtetit te leshuar nga autoritet konsullore qe vertetojne deklaraten tuaj.

I burgosuri i huaj mund te paraqise nje vertetim nga shteti i tij me ane te ambasades dhe ta paraqese ate brenda 20 ditesh nga prezantimi te kerkeses nepermjet avokatit apo te ndonje familjari.

Nese nuk ke mundesi te paraqesesh kete vertetim, mund ta zevendesosh me nje autovertetim.

Persa i perket te ardhurave te perfituara ne Itali mjafton deklarata dhe pse gjykatesi mund te kerkoje nje dokument te provuar. Ne rast se nuk e gjen dot kete lloj dokumenti e zevendeson me autovertetimin.

 

Shkaqet per qendrimin ne burg

 

Burgimi yt mund te motivohet:

 

Arrest ne flagrance per kryerjen e nje vepre penale

Ndalimi si autor i krimit

Zbatimi i vendimit per dhenien e mases se sigurise vendosur nga Gjykata

 

Ne dy rastet e para gjykatesi duhet te takoje te pandehurin brenda 96 oreve, ose te vendose arrestin, ndalesen ose ta nxjerre te lire.

Ne rastin e trete gjykatesi duhet ta pyese brenda 5 diteve (nese te gjen ne mase sigurie P.M te merr ne pyetje vetem pasi te ka pyetur G.I.P).

Masa e sigurise vendoset vetem ne keto raste (kerkese sigurie):

Kur rrezikon te perserisesh krimin

Kur ekziston rreziku qe te fshihesh

Kur rrezikon te prishesh provat

 

Per veprat penale te shoqeruara me kryerjen e nje krimi ne forme mafjoze (416 bis C.P) masa e sigurise ne burg aplikohet gjithmone per aq sa nuk ballafaqohen elemente te tjere nga e cila mund te linde e drejta per ndryshimin e mases se sigurise).

Kohezgjatja maksimale me mase sigurie ne burg eshte 3-6 muaj ose 1 vit (sipas lloji te krimit) duke filluar nga dita e arrestimit dhe deri me daljen ne gjykim (seancat pergatitore).

Per raste te komplikuara dhe krime te renda skadenca ndalohet gjate berjes se proceseve ose zgjatet edhe disa here. Maksimumi kohor i qendrimit me mase sigurie permbledhur dhe zgjatjet dhe ndalesen nuk mund te kaloje 2-4 ose 6 vjet, sipas krimit qe eshte kryer nga arresti deri ne seancen e fundit.

Urdherit per dhenien e mases se sigurise mund ti besh ankese ne gjykaten e lirise brenda 10 diteve nga momenti qe te eshte komunikuar.

 

Procesi dhe format e tjera te gjykimit

 

Gjykimi i shkurtuar

 

Ne seancen pergatitore ne vend qe te dergojne per gjykim, G.U.P. (gjykatesi i ceshtjes pergatitore)mund te vendose te mbylle menjehere procesin: ne keto raste denimit i ulet 1/3. Gjykimin e shkurtuar duhet tia kerkosh G.U.P-se. Nese gjykatesi mendon se ka elemente per te vendosur menjehere, atehere pranon beje seancen per gjykim te shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar mund te zbatohet edhe per krime qe ligji parashikon denim te perjetshem pa izolim ditor.

 

Tratativat, bisedimet (zbatimi i denimit kerkuar nga te dyja palet)

 

Eshte marreveshje e bere midis te akuzuarit dhe P.M. per denimin qe do jepet mbi bazen e bisedimeve (pranimi nga ana e te pandehurit i krimit te kryer) dhe eshte e mundur kur denimi nuk i kalon 2 vjet duke llogaritur edhe zbritjen e denimit. Kjo mund te kerkohet ne seancen pergatitore dhe jo gjate diskutimit.

 

Paraqitja direkt para gjykatesit monokratik

 

Per faje per te cilat nuk eshte parashikuar seance pergatitore, gjykimin e shkurtuar dhe pranimin e fajit mund ta kerkosh ne seancen e diskutimit perpara se te filloj diskutimi.

 

Gjykimi i drejtperdrejte

 

Kur je arrestuar ne flagrance per kryerjen e nje vepre penale dhe kur nuk ka nevoje per hetime te metejshme atehere brenda 48 oreve P.M. mund te kerkoje te vazhdoje pervec mases se sigurise edhe gjykimin e drejtperdrejte, i cili quhet i tille nese masa se sigurise fuqizohet, ose ne rast se pranohet nga P.M. atehere mund te vazhdohet gjykimi i drejtperdrejte:

Brenda 15 diteve nga arresti ne rastin e pare

Nga rregjistrimi ne rregjistrin e lajmerimeve te veprave penale ne rastin e dyte

Gjate kesaj kohe ju mund te kerkoni gjykimin e shkurtuar ose pranimin e fajit. Ne cdo rast mund te kerkonni kohe per te pergatitur mbrojtjen jo me shume se 10 dite.

 

Gjykimi i menjehershem

 

Nese provat jane te qarta, P.M. mund ti kerkoje G.I.P. gjykimin e menjehershem brenda 90 diteve nga regjistrimi ne regjistrin e lajmerimeve te veprave penale. Dekreti i G.I.P. qe disponon gjykimin e menjehershem duhet te jete lajmeruar jo me pak se 30 dite perpara dates se prošesit. Brenda 15 ditesh nga lajmerimi i gjykimit te menjehershem, i akuzuari mund te kerkoje gjykimin e shkurtuar ose pranimin e krimit.

 

Gjykimi normal ose i zakonshem (eshte forma normale e kryerjes se prošesit)

 

Behet perpara trupit gjykues qe eshte i perbere nga nje ose me shume gjykates dhe data eshte fiksuar nga G.U.P.ne fund te seances pergatitore, ose si vazhdim i citazionit direkt i P.M. per te gjithe veprat penale ne te cilat nuk parashikohet seanca pergatitore.Me fillimin e seancese P.M. dhe avokati kerkojne paraqitjen e provave.

Ne fillim merren ne pyetje deshmitaret kunder te akuzuarit, me pas ato ne favor. Nese deshiron mund te kerkosh qe te pyetesh, ose te pranosh proven tende, n.q.se kerkohet nga P.M.. Ne kete rast do ti pergjigjesh pyetjeve te akuzes, te mbrojtjes ose te gjykatesve. Mundesh qe ne šdo moment edhe perpara se gjykatesit te terhiqen per te marre vendimin te besh nje deklarate spontane.

Pas mbarimit te kontrollit te provave fillon diskutimi dhe qe perfundon me vendimin e denimit. Mund ti ankohesh vendimit duke e prezantuar ne shkallen e dyte pra apelohesh ne "Gjykaten e Apelit" kompetente (deklaraten e apelimit, denimi i papranushem duhet te tregoj vendimin dhe daten kur eshte dhene, Gjykatesi qe e ka dhene, dhe motivet e mospranimit) ose ben rekursin ne Gjykaten e Kasacionit; kur ke bere pranimin e fajit eshte e mundur ti besh ankesen Kasacionit. Koha per te prezantuar rekursin mund te jene 15, 30, 45 dite sipas rasteve:

15 dite, kur motivet e vendimit jane lexuar menjehere pas mbarimit te gjygjit;

30 dite, kur motivet e vendimit te denimit jane depozituar brenda 15 diteve nga mbarimi i gjyqit;

45 dite kur motivet e vendimit te denimit jane depozituar me teper se 15 dite nga mbarimi i gjyqit.

 

Perfitimet e burgimit dhe menyra te tjera burgimi

 

Lirim i parakohshem

 

ădo gjashte muaj burgimi, nese ke:

 

Mbajtur qendrim te mire "Zbatuar rregulloren e burgut"

Ke marre pjese ne veprimtarite riedukuese, mund te kesh nje zbritje denimi per 45 dite. Mund ti marresh dhe per kohen qe ke qene me mase sigurie dhe arrest shtepie por duhet ti kerkosh vetem pasi denimi ka kaluar perfundimtar. Kerkesa qe behet nepermjet nje modulari (e ke ne seksion) i behet Gjykates qe ndjek ceshtjen. Ky perfitim i denimit mund edhe te anullohet, nese kryen vepra te tjera penale perpara se te mbarosh denimin, edhe nese denimin se vuan ne burg.

Gjykata Kushtetuese me vendimin numer 186 ne 23.5.1995 ka vendosur qe lirimi i parakohshem mund te anullohet vetem atehere kur sjellja e personit ne raport me denimin e bere rezulton e njejte me perfitimin e dhene.

 

Lejet

 

Per lejet vendos Gjykatesi i ndjekjes se ceshtjes. Mund te marresh maksimumi 45 dite leje ne vit (maksimumi 15 dite nje leje). Per te marre leje e rendesishme eshte firma e Drejtorit dhe nje relacion i mire i sjelljes tende ne burg. Denimi duhet te jete perfundimtar dhe duhet te keshe bere te pakten nje te katerten e denimit, nese faji nuk eshte i rende. Kur je denuar per rrembim, grabitje, vrasje etj, mund te marresh leje vetem pasi ke bere gjysmen e denimit (por jo me shume se 10 vjet).

Per denimet jo me shume se tre vjet nuk eshte parashikuar koha e denimit qe duhet te besh per te marre leje.

Nuk mund te merret leje ne keto raste:

Per dy vjet, ato qe jane akuzuar ose denuar per vepra te kryera me qellim bere ne kohen qe vuani denimin.

Per tre vjet te denuarit per krime te renda (rrembim, grabitje, vrasje etj) qe jane arratisur nga burgu ose qe kane anulluar "masen alternative:

Per pese vjet te denuarit per faje te renda (rrembim, grabitje, vrasje etj) ndaj te cilave akuzohen ose jane denuar per faje"te kryera me qellim" ndeshkuar me jo me pak se tre vjet, bere kur punoni jashte burgut, me nje leje ose ne nje mase alternative ose gjate arratisjes nga burgu.

 

Puna jashte burgut (Art. 21 O.P.)

 

Drejtori i burgut mund te te jape mundesine qe te punosh jashte burgut (nese sjellja eshte shume e mire dhe personi eshte i besueshem.Te punosh jashte burgut do te thote te kesh nje aktivitet per te punuar jashte burgut, i kontrolluar dhe me disa kushte prešize. Kur je denuar per faje te renda (rrembim, grabitje, vrasje etj) mund te punosh jashte burgut, vetem pasi ke bere nje te treten e denimit (jo me shume se 5-10 vjet per te denuarit me burgim te perjetshem). Puna jashte burgut i lejohet edhe te paraburgosurve.

 

Liria e kufizuar

 

E

Ne rast se ju mund te merrni besim ne prove tek sherbimet sociale (denimi qe ke per te bere nuk duhet te jete me shume se tre vjet) mund te marresh liri te kufizuar. Nese gjykata mendon qe nuk jane kushtet per te te dhene besimin, ne kete rast nuk eshte e nevojshme te keshe bere gjysmen e denimit.

Kjo mundesi nuk parashikohet per te denuarit per faje shume te renda (art. 4 bis, O.P.: rrembime te renda, grabitje te renda, trafik droge, vrasje, etj).

Ne keto raste lirine e kufizuar e merr kur ke bere pjesen me te madhe te denimit (jo me pak se dy te tretat). Edhe kush eshte denuar me burgim te perjetshem mund te marre liri te kufizuar, por pasi ka bere jo me pak se njezet vjet. (Per te llogaritur kohen e burgut qe duhet te besh per te marre lirine e kufizuar duhet te llogaritesh dhe zbritjen e denimit qe merr per sjellje te mire).

Duhet pasur kujdes se per te gjitha masat alternative (besueshmeri, liri e kufizuar, burgimi i shtepise) po nuk respektove rregullat atehere Gjykatesi nderpret masen dhe per momentin kthehesh ne burg.

Gjykata qe ndjek ceshtjen vendos anullimin ose jo brenda tridhjete diteve. Ne rast anullimi nuk mund te kerkosh asnje dobi per tre vjet dhe nuk ke te drejte te dalesh me leje.

 

Te besohesh tek sherbimet sociale

 

Kerkesa per besim i behet gjykatesit te ceshtjes, i cili mund ta nderpresi denimin dhe mund te liroje nga burgu deri sa gjykata te marri vendimin perfundimtar.

Nderprerja e denimit mund te jepet nese gjykata eshte e bindur se ju keni shume mundesi te shkoni ne besueshmeri, nese nuk ka rrezik te largohesh dhe nese vazhdimi i burgut per ju nuk eshte i mundur. Gjykata vendos brenda 45 diteve duke filluar nga momenti qe merr kerkesen, por kjo kohe mund dhe te mos respektohet per arsye te punes se tepert qe ka Gjykata.

Edhe nese formalisht nuk eshte detyruese dhenia e besueshmerise. Po te gjesh nje pune eshte gjeja me kryesore per te marre besueshmerine, keshtu qe ne kerkesen per besueshmeri duhet te bashkengjisesh dhe dokumentin e punes perndryshe mundesite jane te pakta.

Nese kerkesa nuk pranohet dhe nderprerja e burgut anullohet atehere ktheheni ne burg pa pasur mundesi qe te kerkoni perseri ndonje menyre tjeter te ndryshme nga burgu. Te besuarit ne prove tek sherbimet sociale i jepet mundesia te vuajne denimin ne shtepi ose ne vende te pritjes, por duhet te respektosh rregullat qe Gjykata vendos:

 

Disa nga rregullat jane:

Nuk duhet te largohesh nga krahina ose qyteti nese nuk je i autorizuar nga Gjykatesi;

Duhet te mbani kontakt pesembedhjete dite me asistenten e qendres te sherbimit social per te rriturit(C.S.S.A);

Ti dedikohesh nje pune stabel ose nje aktiviteti vullnetar ose aktiviteteve shkollore ose formimit profesional;

Duhet te respektosh orarin ku duhet te qendrosh ne shtepi (sidomos ne oret e nates);

Te mos te takohesh me ish te burgosur;

Te ndihmosh viktimat e krimeve qe ke kryer.

Mund te kerkosh besueshmeri nese te ka mbetur dhe tre vjet burg.

Kur je denuar per grupe te tipit mafioz, sekuestrim personash ose grupe ne trafikun e droges, mund te marresh besueshmeri vetem kur bashkepunon me gjykaten.

Kur je denuar per rrembim personi, grabitje me pasoja te renda, trafik droge ose vrasje mund te marresh besueshmeri vetem nese nga informacionet e komitetit provincial per rregullin dhe sigurine publike nuk rezultojne elemente qe vertetojne lidhje me organizaten kriminale.

Duhet patur parasysh se te kesh "karakteristiken" (nje relacion te sjelljes tende ne burg te bere nga punonjesit e burgut) ne favor dhe te jesh ne kufirin e denimit te parashikuar nuk mjafton per te marre besueshmeri, por duhet qe kerkesa juaj te kete dokumentat garante te punes qe do te besh jashte burgut:

Nje kerkese qe te pranojne ne pune, bere nga punedhenesi qe nuk ka pasur problem me gjykaten (pra nuk ka qene ndonjehere i denuar);

Ose regjistrimi ne nje shkolle, ne nje kurs profesional, ne nje aktivitet vullnetar, etj.

 

Besueshmeria me prove ne raste te vešanta (per te droguarit dhe per alkoolistet)

 

Nese te kane mbetur kater vjet burg dhe vazhdon nje program rekuperimi nga droga: nese kerkon te kesh kete program mund te kerkosh besueshmeri tek sherbimet sociale per te vazhduar programin jashte burgut. Programi i riaftesimit duhet te jete ne marreveshje me punonjesit e Ser.T. (sherbimi i te droguarve te A.S.L.).

Kerkesa per besueshmeri i behet Prokurorise se Republikes qe ka dhene urdherin per ekzekutimin e denimit me ane te nje vertetimi leshuar nga strukturat sanitare publike, ku eshte e shpjeguar gjendja e te droguarit ose te alkoolistit, terapise qe do te ndjeke deri ne nje rekuperim te plote.

 

Per dhenien e mases alternative per te denuarit me AIDS e pare nga mungesa e imunitetit te trupit (art. 47 pershkruar nga ligji n░ 231/99).

 

Nga norma e nenit 47 te denuarit me AIDS qe kane mungese te theksuar imuniteti te trupit dhe qe duan te bejne programin per kujdesin dhe asistencen, mund te marrin besueshmeri me prove ose burgimin e shtepise per šfaredo denimi qe te kene per te bere.

Kerkesa duhet te shoqerohet me nje vertetim leshuar nga sherbimi sanitar publik kompetent ose nga sherbimi sanitar i burgut qe vertetojne gjendjen e shendetit dhe programin aktual te kujdesit e asistences prane stukturave te spitaleve ose strukturave te tjera, sipas planit rajonal ne asistencen e problemit te A.I.D.S..

Shkresa qe ka te beje me masen alternative permban edhe formen e ekzekutimit te programit te kujdesit e asistences.

 

Burgimi i shtepise

 

Ka disa variante per te kerkuar burgimin e shtepise. Mund ta kerkosh kur denimi qe te ka ngelur nuk eshte me shume se kater vjet dhe nese gjendesh ne keto kushte:

Ju jeni femer shtatzene ose nene me femije qe nuk kane me shume se dhjete vješ dhe jetojne me ty;

Ju jeni baba i femijeve qe nuk kane me shume se dhjete vješ dhe jetojne me ty, por vetem se e ema e femijeve ka vdekur ose eshte e pamundur ti mbaj;

Ju jeni shume i semure dhe e ke te nevojshme te jeshe ne kontakt ma sherbimin sanitar teritorjal;

Ju jeni me shume se gjashtedhjete vješ dhe sje ne gjendje te mire fizike ;

Ju jeni me pak se njezet vješ, per arsye shendeti, studimi dhe familjare.

Kur denimi qe te ka ngelur eshte me pak se dy vjet mund te marresh burgimin e shtepise ne keto raste:

Kur nuk ke mundesi te marresh besueshmeri ne prove tek sherbimet sociale;

Kur gjykata mendon qe gjate burgimit te shtepise nuk ben faje te tjera;

Kur faji per te cilen je denuar nuk eshte nga ato qe permbajne art. 4 bis O.P.

Kerkesa ne keto raste i behet gjykatesit.

Me keto dy hipoteza (denimi jo me shume se kater vjet dhe jo me shume se dy vjet) gjykatesi mund te jape perkohesisht masen ne pritje te vendimit te Gjykates. Burgimi i shtepise mund te jepet edhe kur ju jeni ne kushtet qe krijojne

1. Shtyrjen e detyruar te denimit (Gjykatesi eshte i detyruar te shtyje ekzekutimin e denimit).

Femer shtatzene;

Nena me femije jo me shume se nje vješ;

Semure me AIDS ose šdo lloj semundje tjeter te rende qe nuk mund te qendrosh ne burg.

2. Gjykatesi mund te shtyje vuajtjen e denimit;

Kur prezanton kerkesen per falje;

Kur personi eshte me te meta fizike;

Nena me femije jo me shume se tre vješ.

Ne keto raste pavarsisht nga denimi qe ke, burgimi i shtepise mund te jepet per nje periudhe te caktuar dhe te shtyhet. Kerkesa per nderprerjen e vuajtjes te denimit i behet Gjykatesi. Duhet te keshe parasysh se po u largove nga vendi ku je me burgim shtepie (shtepi private ose tjeter vend) konsiderohet arratisje dhe behet anullimi i kesaj mase.

 

Precedente Home Su Successiva